VIDEO | Vjen hapi i parë fals, Juventus shtanget nga Xhenoa

Juventus ka ndalur serinë e saj të fitoreve në javën e nëntë të Serisë A. Ishte pikërisht Xhenoa, e cila mori një barazim të vyer në fushën e bardhezinjve. Ronaldo shënoi në pjesën e parë, ndërkohe Besa në minutën e 67-të barazoi shifrat. Juve ndalet kështu pas dhjetë fitoreve radhazi mes kampionatit dhe Championsit, teksa tashmë Napoli ka mundësinë të ngushtojë distancën në katër pikë.

Bardhezinjtë dominuan në pjesën e parë, teksa në minutën e 18-të pas një këmbëngulje të Zhoao Kanselos, ishte Kristiano Ronaldo që përfitoi nga rrëmuja e bërë duke çuar në avantazh të tijtë. Të besuarit e Alegrit vijuan me tentativat për të kërkuar golin e sigurisë, por miqtë nga Xhenoa rezistuan, duke e mbyllur fraksionin e parë me shifrat 1-0.

“Zonja e vjetër” e uli disi ritmin në pjesën e dytë dhe u mundua të administronte. Xhenoa nga ana tjetër e shtoi intensitetin e lojës dhe u shpërblye për këtë gjë. Pikërisht në minutën e 67-të një shpërqendrim total i prapavijës bardhezi i dha mundësinë Daniele Besës të çojë në delir kampin gjenovez. Një krosim nga djathta e Kuame, gjen të papërgatitur Bonuçin dhe Besa nuk gabon me kokë, duke baraspeshuar shifrat.

Juventus provoi deri në fund të merrte fitoren, por përpjekjet e tyre nuk arritën të konkretizoheshin. Bardhezinjtë udhëtojnë në mesjavë në Mançester për të sfiduar, Junajtid në “Old Traford”, në një ndeshje të vlefshme për Champions. Ndërkohë, në Serinë A do të kenë përpara transfertën ndaj Empolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online