VIDEO/ Viteshe në finale të Kupës! Armando Broja është fantastik, realizon në të gjitha mënyrat

Armando Broja vazhdon që të shënojë me Viteshen dhe nuk di kurrë të ndalet. Këtë herë sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën në gjysmëfinalen e Kupës së Holandës. Viteshe ka fituar në shifrat 2-0 ndaj Venlos. Goli i parë i takimit do të vinte në minutën e 75 teksa sulmuesi shqiptar tregon edhe njëherë gjithë klasin e tij. Me këmbë arrin që të shënojë në çdo pozicion, duke goditur saktësisht me të majtën dhe të djathtën.

Këtë herë Broja tregon nuhatjen fantastike që ka me portën teksa realizon një gol si sulmuesi i vërtetë me kokë. Topi është ndalur në cepin e rrjetës dhe portieri kundërshtar e kishte të pamundur për të reaguar. Tanane do të dyfishonte shifrat në të 82 dhe pas kësaj fitore, Viteshe ka kaluar në finalen e Kupës së Holandës, atje ku pret që të njoh rivalin e çiftit gjysmëfinalist Herenven-Ajaks. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online