VIDEO/ Mbrojtja e Specias fut ujë pa Ismajlin, Juventusi fiton thellë dhe nuk heq dorë nga lufta për titull

Specia ka ditur si të surprizojë këtë sezon në Serie A. Skuadra e sapongjitur në elitë ia ka bërë ditët të vështira shumë e ekipeve të mëdha italiane, e për këtë mjafton të përmendim fitoret me Milanin, Romën apo Napolin. Por e njëjta gjë nuk ka ndodhur ndaj kampionëve në fuqi. Mbrojtja e Specias ka futur ujë pa Ardian Ismajlin, teksa bardhezinjtë kanë trumfuar thellë me shifrat 3-0 në “Allianz Stadium”.

Rezultati do të zhbllokohej në pjesën e dytë të takimit, ku menjëherë sapo u hodhën në lojë, Bernardeski dhe Morata kombinojnë në perfeksion duke tundur rrjetën kundërshtare. Nuk do të vononte shumë dhe Kieza do të dyfishonte gjithçka. Mirëpo në listën e golashënuesve nuk mund të mungonte emri i Kristiano Ronaldos, i cili në minutën e 90 e dërgon topin përtej vijës fatale.

Juventusi reagon kështu në kampionat, ku merr 3 pikët e radhës. Pikë këto shumë të vlefshme, që tregojnë qartë se bardhezinjtë nuk heqin dorë kurrsesi nga lufta për titull, e cila këtë sezon duket më e ashpër se asnjëherë në këto 10 vitet e fundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online