VIDEO/ Vetëm dy ditë pas zyrtarizimit në ekipin e ri, Xhuliano Skuka shënon golin e parë me Mariborin

Xhuliano Skuka është zyrtarizuar në ekipin e ri, Maribor, vetëm dy ditë më parë. Sulmuesi shqiptar u bashkua menjëherë me skuadrën për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Limbus Pekre, një ekip amator në Slloveni.

Maribori arriti të fitonte me shifrat 0-5 në këtë ndesje, ndërsa Skuka i ardhur nga stoli shënoi në minutën e 69 nga pika e bardhë e penalltisë. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Maribor u shpreh se për Skukën ka një program të veçantë stërvitje pasi i mungojnë minutat në këmbë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online