Endrio Avdyli na nderon në turneun e zhvilluar në Maqedoninë e Veriut, shpallet kampion në garën mes 14 shteteve

Endrio Avdyli ka arritur që të shpallet kampion në mundje në Maqedoninë e Veriut në peshën 65 kilogram. Sportisti i Teutës na ka përfaqësuar denjësisht duke triumfuar në garën mes 14 shteteve të ndryshme. Në finale, Avdyli arriti të fitonte me një konkurrent nga Maqedonia e Veriut.

Pavarësisht se ky i fundit ishte në vendin e tij, Avdyli arriti ta mundte për të marrë fitoren e merituar. Një meritë e madhe shkon edhe për trajnerin e tij, Sinan Trimi, për mënyrën sesi e ka stërvitur gjatë gjithë kohës. Kështu Shqipëria shkëlqen edhe me sporte të ndryshme, ndërsa për Avdylin ky nuk është suksesi i tij i parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online