Xhuliano Skuka është zyrtarizuar në ekipin e ri, Maribor, vetëm dy ditë më parë. Sulmuesi shqiptar u bashkua menjëherë me skuadrën për të zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Limbus Pekre, një ekip amator në Slloveni.
Maribori arriti të fitonte me shifrat 0-5 në këtë ndesje, ndërsa Skuka i ardhur nga stoli shënoi në minutën e 69 nga pika e bardhë e penalltisë. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Maribor u shpreh se për Skukën ka një program të veçantë stërvitje pasi i mungojnë minutat në këmbë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/