Video/ Verona shpërfytyrohet pa Kumbullën! Lazio i shënon 5, Rrahmanin e tradhëtojnë këmbët

Verona ka marrë një humbje me goleadë si rrallë herë këtë sezon në Serie A. Verdheblutë janë shpërfytyruar në fushën e lojës nga Lazio, që ka tundur plot 5 herë rrjetën gjatë 90 minutave të takimit. Ndeshja u hap me golin e Veronës fillimisht, ku Amrabat mposht Strakoshën nga penalltia.

Por baraspesha do të vinte po nga pika e bardhë e 11 metërshit nga këmbët e Imobiles. Pjesa e dytë më pas do të fliste për bardhekaltrit, të cilët shënojnë edhe 4 herë të tjera. Një gol mjaft i bukur nga goditja e dënimit nga Milinkovic-Savic sjell përmbysjen, ndërsa më pas është Correa që thellon shifrat me rrugën e shtruar edhe nga mbrojtja kundërshtare.

Si rrallë herë mbrojtësit e Veronës falin topin te “armiqtë“, ndërsa më gabimin e vazhdon Rrahmani, të cilin e tradhëtojnë këmbët përpara Correas, duke rënë në fushë. Me driblimin e lehtë  ndaj lojtarit shqiptar, sulmuesi i Lazios nuk e ka të vështirë të shënojë golin e 3-të.

Por makthi për veronezët nuk do të mbyllej me kaq, pasi Ciro Imobile do të shënonte edhe 3 herë të tjera në portën e mbojtur nga Radunovic. Një tripletë kjo e sulmuesit italian që e dërgon në kuotën e 34 golave të realizuar në Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online