“E konsideroj që tani një top-lojtar“, Reja ka vetëm elozhe për Kumbullën: E kuptova kur refuzoi Napolin, e ka mendjen në vend

E ardhmja e Marash Kumbullës pritet të vendoset së afërmi, teksa gara për shërbimet e tij mes Interit dhe Lazios vazhdon ende. I kthyer në njeriun e merkatos këtë verë, mbojtësi shqiptar ka rrëmbyer me meritë të plotë të gjithë vëmendjen në Itali. Edhe pse fare i ri në moshë, të gjithë bien dakort se loja e tij ngjason me atë të një veterani.

I këtij mendimi është edhe Reja. Trajneri i Kombëtares shqiptare ka dhënë një intervistë për gazetën “L’Arena’, ku ka shprehur vlerësimet e tij për Kumbullën. Reja thekson se e konsideron mbrojtësin kuqezi që tani një top-lojtar, që nuk i mungon asgjë nga ana e cilësive. Ndërkohë refuzimi i Napolit e ka bindur teknikun Italian se talenti shqiptar është mjaftueshëm i pjekur.

“Është e kotë të listosh cilësitë e Kumbullës. Ai është një lojtar i perspektivës, me kokën me mbajtur lart, ka karakter, personalitet dhe teknikë. Ai është në rregull nga çdo këndvështrim i mundshëm dhe mendon vetëm të luajë futboll, çfarë është shumë e rëndësishme. E konsideroj që tani një top-lojtar, një futbollist i një niveli mesatarish të lartë.

Napoli e kishte mbyllur marrëveshjen me të, por pastaj Marashi parapëlqeu të priste pak, sepse nuk ndihej gati. Aty e kuptova që ai e ka mendjen në vend. E di që është i ri dhe ka nevojë të gjejë një ekip të madhësisë së duhur për të pasur mundësinë të luajë dhe në këtë  mënyrë të rritet”, ka thënë Edoardo Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online