VIDEO | VAR prish festën e Juventusit, anulohet goli i Kielinit

0

Juventusi i mjaftuan katër minuta për të gjetur rrugën e rrjetës në përballjen e kthimit ndaj Atletiko Madrid, por festa e skuadrës torineze u prish nga arbitri Bjorn Kujpers. Pas konsultimit me sistemin VAR, ai mori vendimin për të anuluar golin e shënuar nga Xhorxho Kielini.

Pamjet filmike tregojnë qartazi se pak sekonda para golit Kristiano Ronaldo kreu një faull ndaj portierit Jan Oblak. Bardhezinjtë protestuan pas shënimit të golit, por vendimi ishte i prerë.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.