VIDEO/ VAR-i lë pa pikë Skënderbeun, Laçi largohet me fitore nga Korça

Ka përfunduar me shifrat 0-1 ndeshja e fundit e javës së 17 të “Abissnet Superiore”-s. Laçi ka mposhtur minimalisht Skënderbeun në Korçë. Kurbinasit kanë gjetur shpejt rrugën e rrjetës. Ishte Agan Mjaki ai i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 12.

Skënderbeu u përpoq të reagonte dhe në minutën e 32-të gjyqtari vërshëllen për një 11 metërsh. Por vendimi do të zhvlerësohej pas shikimit të pamjeve në monitorin e VAR-it. Arbitri ndërron mendje dhe loja duhet të vijojë normalisht. Bardhekuqtë arritën të dërgonin topin në rrjetë në minutën e 85, por anësori i mohon golin juglindorëve. Sipas tij, topi kishte dalë jashtë vijës fundore në momentin e krosimit në zonë, për këtë arsye duhej të mbetej në fuqi rezultati 0-1. Një rezultat që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online