VIDEO/ Goditja e tij ishte e pakapshme për portierin, ish-lojtari i Partizanit shënon gol fantastik në elitën e Polonisë

Ëngjëll Hoti ka realizuar sot golin e tij të dytë në elitën e futbollit polak. Ish-lojtari i Partizanit ka shënuar golin e vetëm të takimit për LKS Lodzin në barazimin 1-1 që këta të fundit morën kundër Ruch Chorzow-ës. 26-vjeçari shqiptar realizoi një gol fantastik në minutën e 32-të të takimit, falë një goditjeje nga distanca.

Gjuajtja e tij ishte mjaft e fuqishme, duke e bërë topin të pakapshëm për portierin kundërshtar. Një gol me vlerën e një pike për skuadrën e LKS Lodzit, i cili gjendet në vendin e fundit të tabelën e renditjes me 10 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

?KS ?ód? 1-0 Ruch Chorzów – Engjëll Hoti 32′ (Polish Ekstraklasa)
byu/4gjdtokurwa insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online