VIDEO/ VAR-i është një tallje në Seria A! Ndodh te Atalanta-Inter, sekondat e fundit nuk gjejnë shpjegim

Seria A ka disa javë që po kthehet në kryeqendër të vëmendjes për shkakun e gabimeve fatale të arbitrave, që po vendosin historinë e ndeshjes. Kjo ka bërë që të vendosen edhe dënime për ta, por masat ndëshkuese nuk po minimizojnë gafat. Për më tepër që vijnë në ndeshjet më të rëndësishme. Një tjetër moment i dyshimtë ka ardhur në takimin mes Atalantës dhe Interit. Kur rezultati ishte në shifrat 1-1 dhe po luheshin sekondat e fundit, D’Ambrosio e ngre këmbën më shumë se duhet duke goditur edhe lojtarin e Atalantës në zonën e Interit.

Te ekipi nga Bergamo kërkuan penallti, por në këtë mendim nuk ishte arbitri. Menjëherë Interi kërkoi që të përfitonte nga kundërsulmi dhe një tjetër moment i diskutueshëm për penallti te zikaltrit vjen pas ndërhyrjes së portierit kundërshtar te Lukaku. Pra dy raste të dyshimta për 11-metërsh dhe brenda pak sekondash. Arbitri vendosi që të mos akordojë asnjë prej tyre, ndërsa në mënyrë të pashpjegueshme nuk pati as ndërhyrje nga ana e VAR. Ashtu si edhe në ndeshjen mes Milanit dhe Romës, VAR nuk ndërhyn për të kryer qëllimin e tij në përmirësimin e gabimeve të arbitrave ose për t’i dhënë një orientim më të saktë mes dyshimeve të shumta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online