VIDEO/ Përpara mbërritjes te Kombëtarja, Armando Broja protagonist dhe vjen si kryesues i “Eredivisie”

Armando Broja ka luajtur sërish si titullar me Viteshen në fitoren 3-0 që është marrë kundër Eemen. Sulmuesi shqiptar i ka hapur rrugës triumfit të vendasve duke fituar penalltinë në minutën e 8 pas ndërhyrjes së gabuar që i ka bërë portieri kundërshtar.

Nga pika e bardhë e 11-metërshit Tannane nuk do të gabonte për të sjellë avantazhin. Sërish i njëjti autor gjeti dopietën në minutën e 26 të takimit. Lojtari i Viteshes, Bazoer, është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 29, por kjo nuk ka ndikuar në fitoren e arritur.

Vendasit e mbyllën në shifrat 3-1 duke kryesuar “Eredivisie” së bashku me Ajaksin atje ku numërojnë 7 fitore dhe 1 humbje në 8 ndeshjet e zhvilluara. Një tjetër paraqitje e mirë e Armando Brojës që është sakrifikuar në minutën e 61 duke u ulur në stol, atëherë kur ndeshja ishte thuajse një histori e përfunduar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online