VIDEO/ Një gol dhe dy asist! Vetëm 45 minuta, çfarë kthimi i frikshëm “i bishës” Myrto Uzuni

Vetëm pak ditë më parë mbylli me fitore betejën me pandeminë dhe menjëherë zbriti në fushë për të përmbyshur ëndrrën e tij, të launte përballë Juventusit në Champions League. Vetëm pak minuta i mjaftuan dhe nga këmbengulja e tij erdhi edhe goli i vetëm i Ferencvaroshit në atë ndeshje.

Ndërkohë ditën e sotme Myrto Uzuni ka bërë një rikthim vërtetë të frikshëm si titullar. Një gold he dy asist mbajnë autorësinë e “bishës” kuqezi dhe gjithçka në vetëm 45 minuta. Asisti i parë do të vinte në minutën e 15, ndërsa 5 minuta më vonë do të tregohej altruist, teksa i gjendur në zonën kundërshtare zgjedh të pasojë topin te Boli, që me portn bosh dyfishon shifrat.

Por shijen e golit do e festonte edhe Myrto Uzuni kundër Mezokovesd Zsory. Në momentet e fundit të pjesës së parë talenti shqiptar tund rrjetën kundërshtare, duke e dërguar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes në avantazh të pastër 3-0. Uzuni dëshmon edhe njëherë formën e tij mjaft të mirë, ndërsa pritet që një ecuri të tillë ta vijojë edhe me fanellën e Kombëtares në neshjet e ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online