Robin Van Persi është rikthyer në Angli. 35-vjeçari holandez e mbylli karrierën me Fejnordin e tij të dashur dhe ndeshjen e fundit e zhvilloi me datë 12 maj të këtij viti kundër Den Hagut.
11 sezone ka luajtur Van Persi në Premier Ligë, tetë me Arsenalin dhe tre me Mançester Junajtid. Tani është gati për t’u rikthyer, por në rolin e analistit sportiv.
Ish-sulmuesi i njohur ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me BT Sport’s dhe është entuziast për nisjen e kësaj aventure të re në jetën e tij.
Robin van Persie BT Sport
?
World-class talent and world-class football.
The Flying Dutchman joins BT Sport's punditry team for the 2019/20 season. pic.twitter.com/eoEquNihbh
— BT Sport (@btsport) July 25, 2019