Barcelona ka fituar pa shumë mundime sfidën e sotme kundër Ferencvaroshit. Kampionët e Hungarisë janë mposhtur me shifrat 0-3 ndaj katalanasve, që rezultojnë shumë të fortë në fushën e lojës edhe pa yllin Lionel Mesi. Blaugranat e kanë treguar forcën e tyre që në pjesën e parë, ku kanë shënuar të 3 golat në harkun kohor të 28 minutave.
I pari që tundi rrjetën ishte Grizman, që me finte e kalon topin mes këmbëve të portierit të Ferencvarosh. Më pas ishte Breithueit ai që dyfishoi shifrat, ndërsa vetëm 8 minuta pasi shënoi fiton një penallti, e cila konvertohet në gol nga Dembele. Uzuni nuk ia ka dalë dot të lërë shenjë në këtë ndeshje, pasi në të kundërt nga përballja me Juventusin, kësaj here nuk e ka gjetur dot rrugën e rrjetës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
What a goal this was ? Dembele, Alba, and Griezmann ? https://t.co/mzZtvdrYxF
— Saroj??? (@SarojFCB) December 2, 2020