VIDEO/ Te Man Utd-PSG i sheh të gjitha! Nejmar kap rivalin në organin gjenital, Martial humb me portë bosh

Manchester United-PSG ishte padyshim ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes së sotme. Nga një duel ku të dyja ekipet kërkojnë vetëm fitoren sigurisht që mund të pritet gjithçka. Spektakli nuk mungoi në këtë përballje, ku tifozët patën mundësinë t’i shihnin të gjitha, nga golat, Nejmar që kap rivalin në organin gjenital e deri te rasti i pastër i humbur nga Martial.

PSG e fitoi ndeshjen me shifrat 1-3 dhe ishte ylli brazilian, Nejmar, ai që gjeti rrugën e rrjetës shumë shpejt, që në minutën e 6 të takimit. Megjithatë Rashford vendos sërish baraspeshën brenda pjesës së parë. Por vetëm 3 minuta pasi nisi fraksioni i dytë i lojës, Martial ka humbur një rast me portën thuajse bosh, ku në rast se do të dërgonte topin në rrjetë mund t’i jepte një rrjedhë krejt ndryshe takimit.

Megjithatë rregulli i pashkruar i futbollit thotë që nëse nuk shënon atëherë do të pësosh. Kjo i ka ndodhur edhe “djajve të kuq”, teksa Markinjos kalon në avantazh parisienët, ndërsa në minutat shtesë ishte Nejmar që pas një aksioni fantastik vulos shifrat përfundimtare. Por braziliani është bërë protagonist edhe për një tjetër arsye në këtë duel, pasi në tentativë për të shtyrë kundërshtarin e prek atë nga organi gjenital./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/LyndioSport/status/1334253756255510528

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online