VIDEO/ Uzuni dhe Sadiku humbin raste për të vënë duart në kokë, mbyllet në paqe derbi mes sulmuesëve shqiptarë

Java e 13 e La Liga 2 ka vënë përballë njëri-tjetrit Armando Sadikun me Myrto Uzunin. Dy lojtarët janë golashënuesit më të mirë për ekipet respektive, e madje beratasi udhëheq edhe listën e kampionatit. Por pavarësisht nuhatjes së mirë për të shënuar, sot fati nuk ka qenë me ta.

Të dy futbollistët e Kombëtares kuqezi kanë humbur raste të vështirë për t’i besuar. Fillimisht ishte Armando Sadiku ai i cili gjatë pjesës së parë driblon edhe portierin, por lëshon topin shumë përpara dhe e ka të vështirë ta godasë drejt kuadratit të boshatisur. Në krahun tjetër Uzuni shërbehet në zonë dhe vendos ta devijojë topin në ajër, por sfera përfundon sipër traut të portës.

Një rast më flagrant do të vinte në pjesën e dytë të ndeshjes për 25-vjeçarin. I gjendur vetëm fare pak metra larg portës, Uzuni nuk i jep dot koordinatat e duhura topit dhe e nxjerr jashtë. Një rast i pafalshëm për sulmuesin shqiptar, që vendos menjëherë duart në kokë, për të mos i besuar syve se çfarë mundësie të artë ka humbur. Rezultati qendroi i barabartë 0-0 deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit dhe Kartagjena me Granadën duhet të mjaftohen me vetëm 1 pikë mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online