Geraldo Bajrami është një nga emrat premtues shqiptarë. Mbrojtësi kuqezi është pjesë e klubit të Birminghemit, ku ndeshjen e fundit është aktivizuar me ekipin e 23-vjeçarëve. Përballja kundër Barnslei U23 ka përfunduar me shifrat 2-1, ndërsa Bajrami ka dhënë kontributin e tij për të mos i lënë rivalët t’i rrezikojnë portën.
Futbollisti shqiptar tregon aftësitë e tij në mbrojtje, duke shpërndarë një video me një moment të tij gjatë lojës, së cilës i bashkangjit mbishkrimin “Ulu poshtë”. Lojtari 21-vjeçar rrëmben topin dhe shmang më pas dy kundërshtarë, njëri prejt të cilëve e gjen veten përtokë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/