“Bonuçin e njoh më mirë se gruan time”, Kielini me moralin lart kundër Portos: Humbja me Napolin nuk na gërvish

Juventusi do të zbresë nesër në mbrëmje në fushë, ku do të përballen me Porton në ndeshjen e parë për fazën e 1/16-ve në Champions League. Kapiteni i bardhezinjve, Xhorxho Kielini, ka qenë sot i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide, ku ka shuar kureshtjen e gazetarëve. Mbrojtësi italian shprehet se ajo humbje kundër Napolit nuk i shqetëson aspak në aspektin psikologjik, ndërsa në fund nuk kursen as batutat për Bonuçin.

“Ne kemi ardhur nga një periudhë shumë pozitive. Ndeshja e së shtunës nuk na gërvisht, ne kemi nevojë për ekuilibër dhe të dy kompeticionet duhet të dallohen. Ne po luftojmë për të gjitha objektivat dhe kampionati është ende i gjatë. Tani fillon Champions League dhe ne mbërrijmë me entuziazëm por të vetëdijshëm për vështirësitë e së nesërmes.

Në varësi të shokut të skuadrës që luan pranë jush, diçka gjithmonë ndryshon sepse të gjithë kemi karakteristika të ndryshme. Seancat stërvitore, që ju ndihmojnë të përmirësoni automatizmat dhe të njiheni me njëri-tjetrin janë të rëndësishme, por e njëjta gjë ndodh kur luani me Artur ose Bentankur përpara, të cilët janë ndryshe ose nëse luan me Danilo ose Aleks Sandro në të majtën time. Unë e njoh De Ligt shumë më mirë se një vit e gjysmë më parë. E njëjta gjë vlen edhe për Demiral dhe Bonuiçin, të cilin mendoj se e njoh më shumë se gruaja ime deri tani”, ka deklaruar Xhorxhi Kelini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online