VIDEO/ Topi mes këmbëve të kundërshtarit, driblimi i Rashicës bën xhiron e rrjetit

Milot Rashica ka lënë pas krahëve periudhën e vështirë të dëmtimeve dhe është kthyer të jetë përsëri titullar me Verder Bremenin. Këta të fundit u ndeshën kundër Frajburgut në fundjavë, në një takim që përfundoi me rrjetat e paprekura për të dyja ekipet.

Megjithatë sulmuesi shqiptar ia ka dalë të rrëmbejë vëmendje edhe në një takim ku i mungon goli dhe asisti. Një driblim i Rashicës gjatë kësaj përballje ka bërë xhiron e rrjetit. Lojtari dardan tregon klasin e tij, teksa me thembër befason Hoflerin duke ia kaluar topin përmes këmbëve, duke nisur kështu një kundërsulm për Verderin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online