VIDEO/ Udineze përmbys Interin më dy gola në minutat e fundit, Inzagi lë pa minuta Krisjtan Asllanin

Interi ka marrë një humbje befasuese mesditën e sotme. Zikaltrit janë mposhtur me rezultatin 3-1 nga Udineze. Ekipi i Simone e Inzagit ka kaluar i pari në avantazh me anë të golit të shënuar nga Barela në minutën e 5. Por në minutën e 22-të Shkrinjar ngatërron portë dhe e dërgon topin në rrjetën e tij.

Pjesa e parë mbyllet në baraspeshë 1-1, rezultat që mbetet i tillë deri në minutën e 84-t. Pikërisht atëherë Bijol ndëshkon Interin dhe përmbys shifrat. Në minutën e 93-të ishte Arslani ai që shkund rrjetën, duke i dhënë goditjen përfundimtare Interit. Pavarësisht faktit se Calhanoglu nuk ishte në dispozicion për shkak dëmtimi, Inzagi nuk ka preferuar të aktivizojë Asllanin.

Nga minuta e parë e ka nisur Mkitarian, ndërsa për talentin shqiptar nuk ka pasur minuta as si zëvendësues. Një vendim që ka lënë të pakënaqur tifozët, të cilët presin të shohin atë që cilësohet si një nga elementët më premtues në Serinë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online