Mund të quhet lojtari më “i mallkuar” në Europë, lojtari i Dortmund rrezikon sërish Botërorin

“Mallkimi” vazhdon të ndjekë sulmuesin gjerman Marco Reus. Në ndeshjen e sotme ndaj Shalke 04, 33 vjeçari u dëmtua në minutën e 28-të, duke u detyruar të largohet nga fusha. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, mediat gjermane deklaruan se ky dëmtim është më serioz seç duket dhe ai do t’i nënshtrohet operimit.

“Ethet” duket se kanë filluar për kombëtaren e Gjermanisë, pasi lehtësisht Reus mund të humbë Botërorin e Katarit. Megjithatë pritet që në ditët në vazhdim të qartësohet situata e dëmtimit të sulmuesit të Dortmundit. Reus është një nga lojtarët më teknikë në treg, por ka qenë gjithmonë pafat përsa i përket lëndimeve.  /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online