Pas asaj ndeshjeje në Bosnje, ku arbitri e teproi me kartonët e verdhtë në drejtim të ekipit të Vllaznisë dhe ku këta të fundit u mposhtën me shifrat 3-2, kuqeblutë kërkuan më shumë se kurrë ndihmën e tifozëve. Mbështetësit shkodranë mendoheshin si çelësi i suksesit për siguruar një kualifikim të mundshëm, por ndeshja po tregon të kundërtën.
Sende të forta dhe flakadanë janë hedhur në fushë, duke bërë që pas paralajmërimit, arbitri kryesor i takimit të tërhiqte skuadrat në dhomat e zhveshjes. Diçka e tillë ishte e përkohshme, teksa më pas është dhënë një paralajmërim i fundit për tifozët, në të kundërt Shiroi do të merrte një fitore në tavolinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/