VIDEO/ Partizani nuk toleron edhe pas fitores 5-2, në turin e dytë nis sfida e vërtetë për të kuqtë

LIVE, Sfintul-Partizani 2-2 Volkov 4’ (p), Solodovnicov 22’/ Cara 15′, Xhunior 42′, 55′

Partizani ka fituar edhe ndeshjen e kthimit kundër Sfintul Gheorghe. Të kuqtë nuk kanë toleruar në Moldavi, pavarësisht faktit se hynin në fushë me një rezultat 5-2 të marrë në “Elbasan Arena”. Vendasit e nisin vrullshëm takimin me një gol që në minutën e 4-t, por kryeqytetasit nuk do të vononin shumë për tu kundërpërgjigjur.

Gjatë pjesës së parë janë shënuar edhe dy gola të tjerë, nga një për secilin e ekip. Ndërkohë në minutën e 55 ishte Xhunior ai që vulosi rezultatin përfundimtar 2-3. Partizani bind ndaj Sfintulit dhe kalon tashmë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, atje ku nis edhe sfida e vërtetë për lojtarët e Dajës. Kjo për faktin se përballë do të kenë një emër të madh si Bazeli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online