VIDEO/ U detyrua të lërë fushën me barrelë, tifozët shqiptarë tregojnë “fair play” dhe shoqërojnë Tonalin me duartrokitje

Një mbrëmje e pafatë për Sandro Tonalin. Megjithëse sot mes Shqipërisë dhe Italisë ishte thjesht një ndeshje miqësore, mesfushori ka pasur fatin e keq të lërë fushën përpara kohe. Lojtari i Milanit lu.fton me Baren për një top në ajër, por më pas pëson një rënie mjaft të rrezishme, duke përplasur një herë shpinën dhe më pas kokën përtokë.

Stafi mjekësor hyn në fushë dhe lajmëron se vazhdimi i lojës nuk është i mundur për të. Tonali lë fushën me barrelë, ndërsa të pranishmit në stadium nisin menjëherë ta mbështesin. Tifozët shqiptarë tregojnë “fair play“ dhe e përcjellin me duartrokitje nga loja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online