VIDEO/ Tund rrjetën dhe vulos rezultatin, Uzuni shënon golin e parë për 2021-shin

Pushimet për Myrto Uzunin kanë mbaruar dhe futbollisti shqiptar ka nisur të ngrohë motorrët për pjesën e mbetur të sezonit. Ferencavosh është grumbulluar në Marbella të Spanjës, ku po zhvillon seancën përgatitore përpara rifillimit të kampionatit. Sot kampionët e Hungarisë kanë luajtur takimin e 3-të miqësor, të nga i cili kanë dalë me fitore, ashtu sikurse edhe në dy ndeshjet e para.

Në fushë kundër Algeciras, ekip që luan në Kategorinë e Tretë të Spanjësl, është aktivizuar edhe Myrto Uzuni që nga minuta e 61-të. Sulmuesi beratas ka tundur rrjetën në minutën e dytë të shtesës, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit në 3-1. 25-vjeçari shënon kështu golin e parë për vitin 2021 dhe jep sinjale pozitive se në pjesën e mbetur të sezonit do të vijojë të mbetet protagonist në Hungari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online