VIDEO/ “Kush je ti? Jam Baba“! Istanbulspori pagëzon Rrocën me emrin e ri, është mes më të mirëve të kampionatit

Eduart Rroca ka rrëmbyer gjithë skenën në Turqi, ku po shkëlqen me paraqitjet e bëra deri më tani. Mesfushori shqiptar është përshtatur mjaft mirë me fanellën e re të Istanbulsporit, teksa emri i tij shpesh figuron në listën e asistuesëve apo golashënuesëve gjatë ndeshjeve. Padyshim, i kthyer në lojtarin e momentit në kampin e ekipit turk, Rroca ka fituar dashurinë dhe respektin e tifozerisë e të klubit.

Istanbulspor ka vendosur ta pagëzojë 27-vjeçarin me një emër të ri. Në faqen zyrtare të klubit është shpërndarë një video ku shihet ish-lojtari i Kukësit duke festuar i buzëqeshur në fushën e lojës, ndërsa në sfond dëgjohen fragmente nga një film turk. “Kush je ti? Jam baba”, janë fjalët e bashkangjitura në video, që përshkruajnë më së miri figurën e Rrocës në këto pak muaj në ekipin e ri.

Ndërkohë mesfushori shqiptar është renditur sërish mes më të mirëve të kampionatit. emri i tij gjendet në 11 futbollistët më të mirë të Ligës së Dytë të Turqisë, duke marrë kështu një tjetër vlerësim në këtë kampionat, që duket se do të flasë i gjithi për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by I?stanbulspor A.S?. (@istanbulspor)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online