VIDEO/ Tuchel nxjerr jashtë loje Simeonen, Chelsea kualifikohet mes polemikave në Champions League

VIDEO/ Tuchel nxjerr jashtë loje Simeonen, Chelsea kualifikohet mes polemikave në Champions League

Chelsea ka ndërruar tërësisht fytyrë që pas largimit të Lampard. Problemet duket sikur janë shuar në “Stamford Bridge” dhe blutë e Londrës po tregojnë një ecuri pozitive. Skuadra e drejtuar nga Tuchel ka arritur kualifikimin në Champions League, duke eliminuar një kundërshtar aspak të lehtë si Atletico Madrid.

Simeone njihet për taktikat e tij mbrojtëse dhe ekipi madrilen është një makth i vërtetë për cilindo sulm europian, por Chelsea duket se e ka gjetur formulën e suksesit. Pas fitores 1-0 në Madrid, anglezët triumfojnë edhe në Londër. Këtë herë me shifrat 2-0. Një gol i Ziyech në minutnë e 34-t dhe një tjetër në minutat e fundit të shtesës nga Emerson Palmieri vendosën fatin e takimit. Megjithatë polemikat nuk kanë munguar në këtë përplasje. Ishin dy raste të dyshuara për penallti në favor të Atletico Madridit, por që në fund gjyqtari ka vendosur të vazhdojë lojën normalisht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online