“Një ordiner si Kridens Meta”/ Presidenti i Partizanit e kap me arbitrin pas eliminimit: Palaço djalë!

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka fajësuar kryesorin e takimit për eliminimin e Partizanit nga Kupa e Shqipërisë. Të kuqtë do të mundeshin në ruletën ruse nga Laçi, me kurbinasit që ishin më të saktë në ekzekutimin e 11-metërshave. Por nga ana tjetër Demi pretendon se kjo përballje nuk duhej të shkonte deri atje.

“Dy penallti të pastra janë anuluar”, ishte reagimi i kreut të Partizanit. “Një ordiner, një Kridens Meta, skam çfarë them tjetër, ai është një palaço djalë, ishin dy penallti të pastra. S’kam çfarë them, ndeshjen e patë vetë, jeni specialistë më të mirë se mua”, tha Demi. Nga ana tjetër Partizani ka treguar me video edhe momentet në fjalë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online