VIDEO | Tre pikësh i rëndësishëm për Bolonjën, Orsolini nderon Inzagin

Bolonja ka arritur një fitore shumë të rëndësishme, duke mposhtur Udinezen me rezultatin 2-1. Fitorja e dytë rresht në shtëpi për djemtë e Inzagit, ndërsa Udineze regjistron humbjen e dytë rresht pas asaj me Lacion.

Argjentinasi Puseto kaloi miqtë në avantazh në minutën e 32-të. Anësori ofensiv i krahut të djathtë shfrytëzoi një pasim shumë të bukur të De Paul dhe mposhti Skorupskin. Reagimi i Bolonjës nuk vonoi dhe Santander barazoi ndeshjen pas 10-të minutash. Një aksion i bukur i vendasve me shumë pasime dhe sulmuesi paraguaian shënoi një gol shumë të bukur, duke barazuar rezultatin.

Goli i fitores erdhi tetë minuta përpara fundit të ndeshjes me anë të Rikardo Orsolinit. Lojtari, i cili ishte hedhur në fushë nga Inzagi tre minuta më parë, shfrytëzoi një pasim të Matielos dhe mposhti portierin Skufet, duke i dhuruar tre pikë të arta Bolonjës.

Bolonja – Udineze 2-1
(Santander 42’, Orsolini 82’ / Puseto 32’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online