VIDEO/ Trajneri i Granadas lë Myrto Uzunin me detyra mbrojtëse, Granada e pëson ndaj Seviljës në krahun e shqiptarit

Trajneri i Granadës i ka surprizuar jo pak tifozët me rreshtimin e tij mbrëmjen e sotme. Përballë gjendet Sevija e vendit të katërt, prandaj kreu i pankinës së bardhekuqve ka vendosur të shtojë forcat në prapavijë. Myrto Uzuni ka lënë majën e sulmit, për të kaluar në krahun e djathtë të mesfushës.

Megjithatë detyrat mbrojtëse duket se nuk janë pika më e fortë e beratasit, nga krahu i të cilit ka ardhur edhe goli i përmbysjes së përkohshme të Sevijas. Një top i gjatë është nisur për në zonën e Granadas dhe Hezus Korona i shpëton mbulimit të Myrto Uzunit. Ky i fundit rrëzohet bashkë me kundërshtarin në zonë, por topi shkoi në këmbët e Okampsit, i cili e shtyn lehtësisht në rrjetë. Festa e Sevijas legjitimohet më pas edhe nga VAR-i, duke shuar të gjitha dyshimet për parregullsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *