Etrit Berisha më në fund ka bërë debutimin e tij me fanellën e Torinos. Portieri shqiptar ka marrë sot dhuratën nga trajneri Juriç përpara festave, duke luajtur për herë të parë për këtë sezon pas afërsisht 4 muajve nga fillimi i tij. Torino është përballur me Sampdorian mbrëmjen e sotme në Kupën e Italisë dhe tekniku kroat ka vendosur të ulë për herë të parë në stol Milinkoviç-Saviçin për ti hapur rrugën Berishës mes shtyllave.
Fatkeqësisht për portierin shqiptar skuadra torineze është mposhtur me rezultatin 2-1, duke u eliminuar kështu nga Kupa e Italisë. Kualiarela zhbllokoi rezultatin i pari në minutën e 16, kur përktheu në gol një penallti. Berisha arrin të kuptojë krahun, por nuk ia del ta ndalojë topin të hyjë në rrjetë. Mandragora barazoi rezultatin po nga 11 metrat në minutën e 54-t, por vetëm pak kohë më vonë Valerio Verre shënon golin e fitores për Sampdorian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/