“Islanda dhe Izraeli më të fortë, jo Shqipëria“, nënvlerësimi i ish-portierit të Rusisë: I kalojmë lehtësisht edhe me eksperimente

UEFA ka zhvilluar sot shortin për edicionin 2022/2023 të Ligës së Kombeve. Goglat e kanë dërguar Shqipërinë në grupin B së bashku me Islandën, Izraelin dhe Rusinë. Ish-portieri i Spartakut të Moskës dhe të ish-Bashkimit Sovietik ka komentuar grupin e Kombëtares së tij, duke nënvlerësuar kuqezinjtë dhe kundërshtarët e tjerë.

“Kundërshtarët janë normalë, kalohen lehtësisht. Shpresoj që tani, diku, diçka do të shfaqet te djemtë tanë, dhe ata do të ngrihen në Ligën A. Mund të lini lehtësisht një katërshe të tillë, madje mund të eksperimentoni. Islanda dhe Izraeli duket se janë më të fortët, jo Shqipëria. Të them të drejtën, tani ekipi ynë është më i fortë se të gjithë“, ka komentuar Rinat Dasaev./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online