VIDEO/ Trajneri e pa menjëherë në laptop, reagimi kur Balaj mori të kuq pas 4 minutash

Bekim Balaj ka regjistruar një rekord negativ në transfertën e Sturm Graz kundër Rapidit të Vienës. Vendasit ishin duke fituar në shifrat 3-1 kur është aktivizuar sulmuesi shqiptar në minutën e 66. Vetëm 4 minuta ka qëndruar në fushën e lojës pasi do të ishte arbitri që e dërgoi në dhomat e zhveshjes përpara kohe. Në momentin kur Sturm Graz kishte fituar faull dhe do të rrezikonte portën kundërshtare, Balaj ka shfryrë nervat ndaj kundërshtarit që po e markonte duke e goditur me bërryl si të ishte në MMA. Arbitri e ka parë këtë episod, duke treguar menjëherë kartonin e kuq.

Ndërkohë trajneri i Sturm Graz e ka ndjekur menjëherë këtë episod në laptop, për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Por nga reagimi i tij, duke shfryrë nervat me goditjen ndaj stolit, tregohej qartë se gabimi ishte i Balajt dhe jo i arbitrit me vendimin e tij. “Ishte karton tërësisht i panevojshëm. Ndoshta Balaj hyri me idenë për të lënë me patjetër gjurmë në fushë, por na e bëri skuadrën edhe më të pafuqishme pas ndëshkimit”, u shpreh trajneri Christian Ilzer. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online