Mbrëmjen e sotme luhej testi i parë zyrtar për Romën e Zhoze Murinjos. Portugezi ka pasur kohën e mjaftueshme për të punuar me skuadrën në mënyrë që të tejçojë idetë e tij, por ndeshja e sotme tregon se ka ende nevojë për më shumë punë për tu bërë. Verdhekuqtë u përballën në fazën “play off” të Ligës së Konferencës kundër Trabzonsporit, që është treguar një kundërshtar i vështirë në fushën e lojës.
Turqit kanë dominuar në statistika, teksa 57% të kohës topi ka qenë në këmbët e tyre, si dhe kanë realizuar 10 goditje, 7 prej të cilave brenda kuadratit të portës. Në anën tjetër Roma numëron vetëm 5 tentativa, ndër të cilat dy në portë. Por pavarësisht statistikave, rezultati ka folur për ekipin e Murinjos.
Roma ka fituar me shifrat 2-1, ndërsa goli i fitores erdhi në minutat e fundit të kohës së rregullt. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 55 me anë të Pelegrinit, por nuk do të vononte shumë kundërpërgjigja me anë të Kornelius. Në fund ai që vendosi fatin e takimit dhe ktheu buzëqeshjen në kampin italian ishte Shomurodov./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Si bien nos empataron muy fácil (pelotazo a la espalda de Viña y cabezazo entre céntrales), Roma lo ganó porque Shomurodov es un optimista del gol: palo, fue a buscar el rebote, desvío en defensor y adentro.
Buena victoria. La primera oficial de la era Mourinho. Daje! pic.twitter.com/GpWXhpTOyX
— Maxi Friggieri (@MaxiFriggieri) August 19, 2021