VIDEO/ Higuain humb golin e avantazhit në minutat e fundit, rasti i shpërdoruar acaron edhe Beckham

Gonzalo Higuain duket larg formës që ka pasur dikur. Shkëlqimi me Realin dhe Juventusin nuk i përket më dhe kjo dallohet në rastet e shpërdoruara me fanellën e Inter Miami. Sulmuesi argjentinas është bërë protaginst në ndeshjen e fundit kundër Chicago. Në minutën e 88 të takimit, Higuain merr një top në zonë dhe nga afërsisht 11 metra e dërgon topin sipër traut të portës.

Rezultati në këtë moment ishte në baraspeshë 2-2 dhe ish-sulmuesi i Juventusit kishte shansin ti jepte avantazhin skuadrës së tij. Rasti i shpërdoruar ka nervozuar pankinën e Inter Miami si dhe ka lënë të acaruar edhe David Beckham. Megjithatë në fund ekipi i tij ka dalë me tre pikët, teksa Pizzaro ka shënuar në minutat shtesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online