VIDEO/ Totenhemi i Murinjos humbet frymën e fundit, Firminjo i jep kreun të kuqve

Liverpuli fiton në frymën e fundit ndaj Totenhemit dhe tashëm djemtë e Klopit rimarrin kreun e klasifikimit të Premier Ligës. Do të ishte pikërisht, i përhershmi Salah që do të hapte sfidën në minutën e 27-të, por vetëm 7 minuta më vonë, Son do të prishte atmosferën festive tek të kuqtë, duke sjellë baraspeshën e takimit.

Teksa dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim të plotë, Firminjo bën atë që di të bëjë më mirë, duke shënuar në portën e Hugo Loris, për t’i dhuruar tre pikët skuadrës së Jurgen Klop. Një ecuri aspak pozitive për Murinjon, skuadra e të cilit ka marë vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/LFC_Bquilla/status/1339330623601774592

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online