VIDEO/ Ultimatumi për Konten jep efekt, Interi mposht Napolin dhe e sheh kreun vetëm 1 pikë larg

Ultimatumi ndaj Antonio Kontes duket se ka rezultuar i suksesshëm, pasi zikaltërit kanë regjistruar një tjetër fitore në kampionat. Këtë radhë “viktima” ishte një nga rivalët kryesor për titull, Napoli I Xhenaro Gatuzos. Loja ishte mjaft e barabartë deri në minutën e 71-të, kur Insinje u ndëshkua me kartonin e kuq dhe e la ekipin me 11 lojtarë.

Vetëm dy minuta më vonë do të ishte Lukaku, i cili nga pika e bardhë e penalltisë do të shënonte golin e parë dhe të vetëm të takimit. Me këtë fitore Interi mban vendin e dytë dhe i afrohet me vetëm 1 pikë kryesimit të tabelës, teksa Milani barazon përsëri ndaj Xhenoas me shifrat 2-2. Sinjale të mira vijnë nga nënkampionët e Italisë, të cilët të mërkurën u eleminuan nga Uefa Champions League, edhe pse përballë kishin një skuadër të lehtë në letër si Shaktar Donjetsk./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/interworldwide_/status/1339321516920475648

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online