11-2 gjuajtjet në portë/ Murinjo “çmend” Klopin pas Liverpul-Totenhem: Humbi skuadra më e mirë!

Murinjo është padyshim një nga trajnerët më të veçantë për mënyrën sesi zgjedh të luajë në ekipet që drejton, për të pritur gjithmonë kundërshtarin dhe për ta ndëshkuar në të vemtin shans që i krijohet. Nga ana tjetër për t’u përmendur është edhe vetë mënyra sesi trajneri portugez zgjedh që të mbrojë ekipin e tij. Gjithmonë duke vlerësuar lojën e skuadrës që drejton, megjithëse për të tjerët mund të jetë tërësisht “e shëmtuar”.

Por këtë herë duhet theksuar se Totenhemi po korr rezultate fantastike dhe mbante vendin e parë përpara mbrëmjes së sotme atje ku Liverpuli e mundi në shifrat 2-1. Goli i fitores erdhi vetëm në minutën e fundit falë Firminjos, por Liverpuli e dominoi kundërshtarin me 11 goditje në portë ndaj dy tentativave të vetme të Totenhemit.

Gjithashtu edhe në zotërimin e topit vendasit ishin dukshëm superior me 76%, për ta vendosur gjithë kohën në vështirësi rivalin. Por pavarësisht të gjitha këtyre statistikave, Murinjo ka zgjedhur që të ndalojë Klopin pas ndeshjes duke I thënë: “Humbi ekipi më i mirë në fushën e lojës”. Padyshim që Klop nuk mund t’i besonte këtyre fjalëve të dala nga Murinjo kur në fakt Liverpuli ishte “Zoti” i vetëm në fushën e lojës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online