Torino nuk u ndal as kundër Kievos dhe arriti. fitoren e dytë rresht në shtëpi. Ekipin “granata” mposhti Kievon me rezultatin 3-0 dhe ky trepikësh që tashmë është ngjitur në vendin e shtatë me 41 pikë.
Një ndeshje e fortë, plot duele të ashpra, por pa shumë raste për shënim. Pjesa e parë ishte e vakët, ndërsa Torino u fut me një marsh më shumë në 45 minutat e dyta. Për të zhbllokuar sfidën mendoi Andrea Beloti, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 76-të.
Kapiteni mori një top nga Zaza dhe lëshoi një të djathtë të pakapshme për Sorrentinon. Gol shumë i bukur i Belotit dhe Torino në avantazh. Ky ishte goli i tetë në kampionat për 25-vjeçarin, ndërsa Torino shënoi dhe dy herë të tjera në minutat shtesë.
Rinkon dyfishoi shifrat në minutën e dytë shtesë, ndërsa pati momente feste dhe për Simone Zazën, i cili gjeti golin dy minuta më vonë. Ekipi i Maxarrit po kalon një formë shumë të mirë dhe Interi i vendit të katërt është vetëm 6 pikë larg. Nga ana tjetër Kievo vazhdon të renditet në vendin e fundit me 10 pikë dhe është shumë afër rrëzimit nga kategoria.
Torino-Kievo 3-0
(Beloti 76’, Rinkon 90+2′, Zaza 90+4′)