Gjermania nuk ka mundur të marrë tre pikët përballë Anglisë, megjithëse i shkoi fare pranë. Topi përgjatë 90 minutave u takoi “pancerave”, por fitorja jo. Qarkullimi i topit për 63% të kohës nuk solli me vete edhe tre pikët për gjermanët.
Vendasit kaluan të parët në avantazh, teksa Hoffman tundi rrjetën e “tre luanëve” në minutën e 50. Këtë herë goli ishte i rregullt, në ndryshim nga pjesa e parë kur iua anullua për pozicion jashtë loje. Por në fund, ishte VAR-i dhe Harry Kane ata që i prishën festën Gjermanisë. Në minutën e 86, sulmuesi i Tottenham-it rrëzohet në zonë dhe këtu hyn në lojë edhe teknologjia. Pas shikimit të pamjeve në monitor, arbitri vendos të akordojë një 11 metërsh, i cili përkthehet në gol më pas nga Kane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??????????????????No 9 Harry Kane pic.twitter.com/kwNT1lhtiu
— Richard K ??????? (@soberich) June 7, 2022