VIDEO/ Tre gola të pësuar dhe një karton i kuq, Shpresat kuqezi largohen të mposhtur nga Anglia

Shpresat e Shqipërisë janë larguar me humbjen 3-0 nga Anglia mbrëmjen e sotme. Vendasit dominuan takimin dhe e patën të lehtë fitoren me kuqezinjtë, të cilët i kishin humbur më parë shanset për të marrë vendin e dytë në grup. Goli i parë për 21-vjeçarët anglezë erdhi në minutën e 44-t me anë të Balogunit, kur Selmani bën një gafë fatale duke humbur topin në zonë.

Ndërkohë në pjesën e dytë “tre luanët“ e vegjël shënojnë edhe dy herë të tjera. Balogun dyfishon rezulttin në minutën e 66’, ndërsa në të 77-n Archer vulos shifrat në 3-0.E si për të mos u mjaftuar me kaq, Armando Dobra lë kuqezinjtë me 10 lojtarë në minutën e 78. Ndeshja e radhës për ekipin e drejtuar nga Alban Bushi do të jetë ajo kundër Kosovës, ku do të provojnë të mbyllin grupin në vendin e katërt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online