VIDEO/ Tirana përmbys rezultatin në debutimin e Seferit, Partizani fiton në tokën e “ujqërve të dëborës”

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe përballjet e Superiores sa i përket javës së 14 të kampionatit. Tirana ka përmbysur rezultatin ndaj Kastriotit duke marrë tre pikët me shumë vlerë në përballjen ku ka debutuar edhe Taulant Seferi. Krutanët i kujtuan bardhebluve se kjo nuk do të ishte një përballje e lehtë për bardheblutë, por duhej të djersnin për të fituar. Devid shënoi golin e parë në minutën e 20 duke komplikuar gjithçka për vendasit.

Idi Batha kthehet sërish si “hero” duke marrë detyrën e sulmuesit teksa ka dërguar saktësisht topin në rrjetë pas pasimit të bukur të Toshevskit. Më pas do të ishte Ernest Muçi që pas marrjes së bukur të topit në minutën e 53 e dërgoi topin në rrjetë. Vetëm pak sekonda më pas do të debutante edhe Seferi, që i urohet mirëseardhja në një futboll fizik dhe ku shpeshherë sulmuesi ka kërkuar faull që nuk janë akorduar.

Në krahun tjetër ishte Partizani që fitoi ndaj Skënderbeut. Në tokën e ujqërve dhe të pushtuar nga dëbora, të kuqtë zgjidhën gjithçka në minutat e para teksa Bardhi dhe Solomon do të dërgonin dy herë topin në rrjetë pas kordinimit të saktë me kokë, pas vetëm 7 minutash loje. Mensah do të ngushtonte diferencat në pjesën e dytë, por do t’i shërbejë vetëm statistikave. Surpriza ka ardhur në takimin mes Apolonisë dhe Laçit teksa goli i Gjatës ka thyer ecurinë positive të kurbinasve nën drejtimin e Duros. /Sport Ekspres/

Ndeshjet e Superiores

Skënderbeu-Partizani 1-2 Mensah 66’/ Bardhi 3’, Solomon 7′

Tirana-Kastrioti 2-1 Batha 33′, Muçi 52’/ Devid 20′

Apolonia-Laçi 1-0 Gjata 21′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online