Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë për moshën U-17, teksa ka mposhur në finale minimalisht 1-0 Shënkollin.
Një sfidë e denjë për një finale, ku ishte një ndeshje mjaft e rivalizuar dhe kishte mjaft tension. Golin vendimtar e shënoi Andri Stafa në minutën e 60-të. Një supergol për nga ekzekutimi, por kishte dyshime, pasi nuk dihet nëse topi e kaloi vijën plotësisht apo jo.
Goli u akordua i rregullt dhe në atë moment shpërtheu tensioni, ku është dhe video e mëposhtme. Vlen për t’u përmendur që kishte shumë tifozë, ku tribuna ishte e tejmbushur.