VIDEO/ Tirana fiton me përmbysje kundër Skënderbeut, Hasani i jep edhe goditjen e fundit korçarëve në minutën e 98

Tirana ka arritur që të fitojë me shifrat 3-1 ndaj Skënderbeut. Korçarët nuk e njihnin shijen e humbjes dhe barazimit deri tani, por bardheblutë ia kanë shkaktuar të parën. Ndeshja nisi me një gol të Nikajt që në minutën e 2. Megjithatë Tirana barazoi në fundin e pjesës së parë ku pas krosimit të Përgjonit, Kaina barazoi gjithçka.

Në pjesën e dytë kishte raste të pastra nga të dy ekipet, por bardheblutë arritën që të kalonin në avantazh dhe të përmbysnin gjithçka me Qefalijan, që nuk mund të gabonte i gjendur para portës kundërshtare. E teksa pritej mbyllja e takimit, Hasani i dha edhe goditjen e fundit në aksionin e fundit Skënderbeut në minutën e 98. /Sport Ekspres/

Tirana: Lika; Doka, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni; Jonuzi, Hila, Lushkja; Hasani, Kaina, Latifi. Trajner: Orges Shehi

Skënderbeu: Alia; Ramos, Prençi, Randi; Frashëri, Liço, Rabiu, Yuri, Shaqe; Rashica, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online