VIDEO/ Tirana e uritur, Tefik Osmani reagon me një film shqiptar: Dua edhe akullore, edhe çokollatë

Nëse bëhet fjalë reagime nga ana e Tefik Osmanit, ato nëpërmjet filmave shqiptare janë gjithmonë më goditësit. Këtë herë mbrojtësi i Tiranës ka shpërndarë një video nga filmi “Dy herë mat”, ku në fragmentin e shkëputur është goca e vogël e cila dëshiron edhe akullore edhe çokollatë.

Në rastin konkret Osmani paralajmëron rivalët se bardheblutë janë të uritur dhe nuk do të kënaqen vetëm me fitimin e Superiores. Pra ekipi i drejtuar nga ana e Egbosë do të luftojë për të fituar edhe Kupën e Shqipërisë, ndërsa për të shkuar deri në këtë pikë duhet të kthejë fillimisht Bylisin pasi e kanë humbur takimin e parë në shifrat 2-1. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online