“Nuk po vij te ju për para”, De Biazi flet si trajner i Azerbajxhanit: Agollin se marrë dot, këtu është ndryshe nga Shqipëria

Nga Klaudio Ndreca

De Biazi u kthye në një film me natyrë komike për një kohë të gjatë. Ish-trajneri i Shqipërisë ka qenë afër shumë pankinave përgjatë gjithë kësaj periudhe, por shërbente vetëm si nxitës për të tjerët. Në fund nuk do të merrte asnjëherë detyrën e premtuar pasi klubet zgjidhnin një tjetër trajner.

Këtë herë ishte momenti për të marrë frenat e një Kombëtare, duke kërkuar përsëritjen e suksesit si me Shqipërinë. De Biazi është trajneri i ri i Azerbajxhanit dhe ka folur për herë të parë për mediat. Fillimisht duke sqaruar faktin se Ansi Agolli nuk do t’i bashkohet menjëherë në stafin drejtues pasi është ende në kontratë me ekipin e tij, por derën e ka të hapur për të ardhmen duke marrë parasysh këtu që e njeh shumë mirë Azerbajxhanin pasi ka kontribuar shumë te Karabaku.

“Bukuria e vendit tuaj më ka lënë pa fjalë. Qyteti është i madh dhe dinamik. Ka një popullsi prej dy millionë banorësh dhe i vendosur në brigjet e detit Kaspik. Vërtet shumë tërheqës. Por nuk mund të jem këtu aq shpesh si kur drejtoja Shqipërinë. Atje kaloje nga  Tirana në Itali shumë lehtë. Ndërkohë marrëdhëniet me Bakun janë pak më të ndërlikuara pasi duhet të shkosh në Stamboll filimisht dhe pastaj të vish në Baku.

Kam tre muaj që po vëzhgoj dhe shoh videot nga Azerbajxhani. Të gjitha të dhënat që kanë dalë në media për rrogën time nuk janë të vërteta. E dini se çfarë është e rëndësishme për mua? Nuk po vij për para te Azerbajxhani, por për të bërë një punë të rëndësishme me Kombëtaren. Ansi Agolli është i pamundur që të merret në këtë rast pasi ka kontratë me klubin e tij, por do të më pëlqente shumë që ta kisha në staf për të ardhmen”, tha De Biazi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online