VIDEO/ Tingëllon e çuditshme! Rivalët ia sygjeruan, Cristiano Ronaldo u detyrua t’ia linte penalltinë shokut të ekipit

Al Nassr ia doli ta mposht Al Abha-n me përmbysje, teksa vendimtar në triumfin 2:1 ishte Ronaldo, sepse riktheu skuadrën e tij në lojë.

Futbollisti i njohur shënoi nga një goditje dënimi prej 30 metrash dhe bëri një gjest bujar në penalltinë e dhënë.

Në minutën e 86-të u akordua një penallti për vendasit dhe i gjithë stadiumi priste që CR7 të merrte topin në duar dhe të gjuante.

Megjithatë, Ronaldo hoqi dorë nga kjo dhe ia la topin Talisca, sulmuesi mori përgjegjësinë dhe shënoi pa problem dhe goli u festua falë portugezit.

Mirëpo, në internet ka nisur të qarkullojë një video që tregon se Ronaldo nuk ia ka falur penalltinë shokut të skuadrës në mënyrë arbitrare, por e ka bërë me bindjen e kundërshtarit, sado e çuditshme që tingëllon.

Disa futbollistë të Al Abha-s i kanë thënë Ronaldos se Talisca po lufton për titullin e golashënuesit më të mirë të kampionatit dhe Ronaldo i ka dëgjuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online