Një spektakël i vërtetë mes kombinimeve të bukura vjen këtë herë nga Kategoria e Dytë. Ekipi i Luzit që drejtohet nga ana e Oltijon Kërnajës, ka dhuruar një aksion model në përballjen kundër Bulqizës. Kombinime të bukura mes lojtarëve të Luzit që të krijojnë idenë e “tiki-takës”, por që fakteqësisht nuk është përfunduar në gol, për t’u vendosur në kornizë. Një aksion i ardhur në minutën e 18 të takimit, ndërsa Taku do të shënonte në minutën e 36.
Një tjetër skemë kjo e përgatitur në stërvitje nga ana e trajnerit të Luzit që është finalizuar me gol. Ndërkohë barazimi i rezultatit nga Bulqiza erdhi në sekondat e fundit teksa përqendrimi kishte humbur disi dhe u pagua shtrenjtë gabimi i lojtarit të Luzit që uli topin me gjoks për Myrton, që ndali topin në rrjetë. /Sport Ekspres/